Bashkim Nikolla, avokati i Dritan Goxhajt ka reaguar për herë të parë për arrestimin e këtij të fundit pak kohë më parë.

 

Nga studio e Quo Vadis, Nikolla tha se Goxhaj u arrestua në sy të djalit 6-vjeç nga 20 policë që rrethuan shtëpinë, pa llogaritur ata që qëndronin deri poshtë tek ashensori.

 

Dritan Goxhaj shton avokati nuk ka asnjë faj, teksa këto sjellje i cilëson si pamje serbiste.

 

“Në shtëpi dhe në korridor pa frikë 20,  përveç dhe  ashensori poshtë që ishte bllokuar, përveç se gjithçka tjetër rrethuar, me pranga nga mbrapa dhe më tej më mbrapa ishte bashkëshortja me djalin 6 vjeçar, që ka shkuar në shkollë pa praninë e babait të tij, pa pasur asnjë faj babai i tij.

 

Këtë e them me bindje absolute. Nuk e them të emocionohet ndonjë njeri artificialisht, e kam thënë edhe në sallën e gjyqit. Dhe them çfarë ka ndodhur këtu, çfarë është këtu, si mundet të jemi në pamje fashiste dhe serbiste, në ato  kohë që Serbia lulëzonte dhe bënte çfarë kishte për shqiptarët. Pamje të tillë nuk e kam parë ndonjëherë. U hoqën maskat. Nuk mund të jetë procedurë të vish si hajdutët që rrëmbejnë, nuk ka procedurë të vish me maskë”, tha avokati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re