Skip to content

Avokati flet për gjendjen shëndetësore të Adriatik Llallës: Vuan nga një sëmundje e rëndë, ndodhet në spital në Shqipëri

Avokati Sokol Hazizaj është prononcuar për mediat jashtë dyerve të GJKKO.

Ai ka raportuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sipas të cilit vuan nga një sëmundje e rëndë.

Hazizaj thotë se Llalla ndodhet në regjim spitalor në Shqipëri.

Sa i përket çështjes, avokati theksoi se pret një reflektim nga Gjykata e Apelit pasi Shkalla e Parë nuk pranoi provat e tyre dhe vazhdimin në themel të çështjes.

“Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Është në regjim spitalor. Në Shqipëri është.

Çfarë vendimi? Presim që Gjykata e Apelit të reflektojë mbi gabimet e tmerrshme të Gjykatës së Shkallës së Parë, sa i përket mënyrës mospranuese refraktare ndaj provave tona dhe vazhdimit në themel të çështjes. Jemi para një rasti suis-generis, nuk pranohet deklarimi dhe konsiderohet si mosdeklarim.”– tha Hazizaj.