Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave  ndodhi pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.
 
Një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat nga Laçi,  goditi mjetin e policisë së Kurbinit ndërsa nga përplasja  mbetën të plagosur avokati dhe dy efektivë. Ngjarja ndodhi në orën 02.30 të mëngjesit, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në Rrugën e Kombit, kur automjeti i tyre u godit nga pas nga makina që drejtohej nga avokati.
 
Por edhe pse shkaktoi aksident avokati i identifikuar me mbiemrin Lleshi u largua nga vendngjarja.
 
Për ketë policia e shpalli ne kërkim ndërsa dy efektivët e lënduar nga aksidenti morën mjekimet ne spitalin e Laçit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas bluve dyshimet janë se avokati Lleshi ka qenë i dehur në drejtimin e mjetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re