Avokati grek i familjes Kacifa paralajmeron se nuk do të zhvillohet ceremoni mortore për 35 vjecarin e vrare në Bularat pa pasur dosjen e plotë të autopsise.

 

Në një emision mengjesi në Tv Antena në Greqi, Kostas Jovanopulos tha se familja nuk ka informacione të sigurta për vrasjen e djalit të vet nga policia shqiptare.

 

“Nuk kemi njoftim zyrtar si familje për ngjarjen e rëndë. As nuk është hapur dhe as  nuk është mbyllur dosja. Informacionet nuk janë të sigurta. Ka përfunduar faza e parë e procedurës nga autoritete shqiptare por nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga ata për autopsine. Nuk dimë as kush e ka bërë dhe as kur është bërë autopsia.”

 

Avokati siguroi se familja Kaçifa do tyë frenojë procedurën e varrimit deri sa të ketë përgjigjen e saktë për shkakun e  vrasjes.

 

Ai foli I rezervuar dhe tha shprehimisht: “ Jam I përmbajtur, jam në tokë të huaj. Nuk mund të them të gjitha gjerat që mendoj. Ka shumë spekullime për cështjen.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re