Prokuroria e Selanikut do të nisë hetimet për trafik fëmijësh nga Përparim Ademi në Greqi pasi dyshohet të jetë përfshirë edhe një avokat. Hetimi paraprak u urdhërua nga Prokuroria e Selanikut për të hetuar mbi pretendimet e trafikimit të foshnjave që u zbulua pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga 59 vjeçari.

Nga informacionet që kanë mbërritur nga Shqipëria, mësohet se një avokat grek është përfshirë në këtë çështje, raportojnë mediat greke. Sipas Protothema, gjithçka nisi pas lajmeve në mediat shqiptare se autori ekstradoi dy motrat dhe i linte shtatzënë me qëllim që të shishnin foshnjat e tyre në Greqi.

Kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, urdhëroi një prokuror për të kryer një hetim në Sigurimin e Selanikut në mënyrë që të hetojë pretendimet specifike të trafikimit të paligjshëm. Sipas të njëjtave ankesa, më shumë se dhjetë fëmijë kanë lindur në maternitetet greke dhe janë shitur për një shifër të konsiderueshme, e cila nuk dihet, me ndihmën e një avokati që nuk jeton më.

Vrasja e dyfishtë u zbulua në prag të Vitit të Ri në Tiranë, ku Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi u vranë nga armë zjarri kallashnikov në banesën e tyre nga Përparim Ademi. 59 vjeçari është arrestuar dhe kërkoi falje para hetimit duke pretenduar se motivi i veprimit të tij ishte xhelozia.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re