Skip to content

Avokati Haxhia: Verërat dhe përgjimet? Ergys Agasi po përdoret politikisht! S’është arratisur, jashtë për një marrëveshje biznesi!

HAXHIA

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia doli në deklaratë për mediat.

“Moment që po shfrytëzohet nga politika dhe [po shihet Agasi si zv.kryeministër. Kontrollet në banesë dhe bërja publike e tyre në media, do të ndiqen të gjitha në rrugë ligjore nga zoti Agasi. Agasi nuk është një person që ka ushtruar detyrë shtetërore. Por ai ka biznes të vetin. Nuk ka asnjë vepër penale dhe ndaj nuk duhet të akuzohesh për miqësi apo njohje. Ai nuk ka asnjë veprimtari në AKSH. Nuk përputhen veprimtaritë e tij me ato të AKSHI-it. Zoti Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat që kanë të bëjnë me taksat dhe tatimet e personave, pra nga pushteti. Nuk ka asnjë veprimtari të jashtëligjshme. Sa i përket atyre filmimeve që janë bërë, është një instrument sigurie. Pasi shumë kohë më parë zotit Agasi i janë tentuar të vidhet. Por nuk regjistron zëra, por vetëm lëvizjet. Ai nuk është arratisur, por është në një shtet duke lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet, do të përballet me drejtësinë. Në këto momente përkon shumë lëvizjet e Agasit me këto zhvillime politike. SPAK e komprometon kjo nxjerrje e hetimeve.”, tha ai.