Avokati mbrojtës i Klement Balilit, Theodori Sollaku deklaroi se klienti i tij nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë.

 

Në një deklaratë për mediat, Sollaku tha se klienti i tij u vetëdorëzua në polici vetëm në momentin kur u plotësuan kushtet ndërsa theksoi se ndaj tij nuk ka asnjë provë nga ana e autoriteteve.

 

Sipas Sollakut vetëdorëzimi i Balilit u bë pas një sërë negociatash të gjata mes policisë dhe familjarëve të të tij.

 

“Balili nuk i është shmangur drejtësisë se në 2 vjet prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim procedurial që të ishte e domosdoshme prania e tij. Ditët e fundit është negociuar mes policisë dhe familjarëve dhe sot është dorëzuar në Sarandë. Nuk ka kërkuar asnjë garanci. Ne jemi në përfundim të fazës së hetimit do njihemi me aktet dhe këtu do të jemi në vazhdim. Në gjykimin në themel do të shohim si do veprojmë, provat janë të dyshimta, pasi nuk ka asnjë bisedë të përgjuar, por pretendohet se numri i telefonit grek i përket shtetasit Balili, ndërkohë që kushdo që blen nr telefoni identifikohet me pasaportë dhe kartë identiteti”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re