Avokati i dhūnuar këtë të hënë në Vlorë është avokati i Fatjon Myrtaj i zhdukur një vit më parë në Fier.

Abc News raporton se këtë mëngjes, dy persona kanë dhūnuar avokatin Kujtim Cakrani, i cili merret dhe me çështjen e 29 vjeçarit, nga Kreshpani i Fierit i zhdukur në mënyrë misterioze.

Në lidhje me këtë ngjarje dyshohet se kanë lidhje kushërinjtë e tij, Perlat dhe Lajdon Myrtaj pas një konflikti që kanë pasur.

Shkak i zhdukjes së të riut sipas familjarëve dyshohet të jetë , 500 mijë lekë borxh që Fatjoni i ka marrë bashkëshortes së njërit prej kushërinjve, shumë që më vonë familjarët e të zhdukurit thonë se e kanë shlyer.

Fatjon Myrtaj punonte në ndërtim në Kosovë bashkë me kushëririn e tij Lajdon Myrtaj.

Ditën e zhdukjes 29 vjeçari mendohet të ketë udhëtuar drejt Fierit bashkë të. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Krīmeve të rënda.

Ndërkohë avokati i tij Cakrani në deklaratën e tij thekson se i njeh dhunūesit dhe se nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re