Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të tyre me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Avokati Rezart Tupi shprehet se kontrollorët e kanë detyrim ligjor që ta deklarojnë në rastet kur ndihen të stresuar në kryerjen e detyrës. Tupi tha se gjendja e stresit ndaj kontrollorëve është krijuar për shkak të pushimit nga puna të dy prej tyre, si dhe për shkak të uljes së pagës në mënyrë drastike që vijon prej marsit të kaluar, me pretekstin e pandemisë, në një kohë kur farë mirë kompania mund të merrte kredi për shlyerjen e detyrimeve të tyre.

“E kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë është një detyrim ligjor, në momentin që kontrolloret e trafikut ajror ndihen në kushtet e papaftësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurt detyren, ligjërisht janë të detyruar te deklarojne paaftësinë e tyre për punë.

Shkak është që dy nga kontrolloret që deklaruan se ishin të paaftë për punë u filluan procedurat e shkarkimit nga puna.

Por procedura e ka prodhuar stresin e gjithë kontrolloreve që mendojnë për shkak të respektimit te dispozites mund të ndodhë të hiqen nga puna.

E në mënyrë solidrare edhe te tjeret janë deklaruar se janë të bindur se janë në kushtet e paaftesise per pune.

Nuk është vetëm cështja e uljes se pagës një nga arsyet kryesore është ndryshimi i procedurës operacionale, ka të bëjë me sigurinë që ushtron ky kontrollor dhe sigurinë ajrore të Republikes së Shqipërisë.

S’jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët janë në pune por nuk ushtrojnë funksionet unë po shkoj në punë. Braktisje është moshkuaraja në punë pa asnjë aryse, respektimi i një detyrimi ligjor parashikon që një kontrollor që është në kushtet e pamunsësise psikologjike për të ushtruar funksionet duhet të njoftojë eprorin, është i shkruar në kodin ajror, është detyrim që ligji ia njeh si detyrim kontrollorëve, mosrespektimi do sillte gjobitjen më pas.

Ka dy kërkesa shume të thjesdhta që mund të përmbusheshin me vullnet të mirë, s’janë kërkesa të komplikuara.

E para gjykojmë s’ka hapësirë ligjore për të cuar kontrollorin në ndjekje penale e ska asnjë ligj të shkelur, nëse respektimi i ligjit quhet shkelje ligjore, ketu jemi në kushtet e diskutimeve ligjore nuk i zgjidhim dot këtu”, u shpreh avokati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re