Skip to content

Avokati i Popullit më 11 dhjetor në Parlament, PS refuzon formulën e PD

Partia Socialiste nuk do të pranojë formulën e propozuar një ditë më parë nga Gazment Bardhi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

E gjithë lista e kandidatëve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare, dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.

Mësohet se më 11 dhjetor parlamenti do te votojë Avokatin e ri të Popullit.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit se PS nuk do propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita.

LEXO EDHE: Balla: PS s’do të sjellë kandidatë për Avokat të Popullit, do të vlerësojmë propozimet e opozitës

 

Sipas Ballës, mazhoranca do presë të mbarojë afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave për të thënë fjalën e saj të fundit.

Kandidatët zyrtarë për postin e Avokatit të Popullit:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Avokates në detyrë të Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdoi punën duke pritur pasardhësin më shumë se tre vite.