
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka reaguar lidhur me betimin në Parlament të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani.
Sipas Kalasë, ai nuk mund të futet si skuth për tu betuar ndërsa ngre pyetjen: “Ky është standarti i Oksfordit?”, duke iu referuar studimeve të Shabanit në këtë universitet.
Reagimi i plotë:
Avokati i Popullit nuk mund të futet si skuth në Kuvend për t’u betuar!
Ky është standarti i Oksfordit?!
Si mund t’i mbrojë të drejtat e popullit në këtë formë ai?! Dhe në betimin me duar në xhepa, me buzëqeshjen tinzare, e me ikjen e nxituar nga Kuvendi, “Avokati i Popullit” u duk sikur iu tha votuesve të opozitës, qe iua futa. Çfarë fyerje! E paimagjinueshme! Na duket sikur luftojmë me mullijtë e erës, si Don Kishoti.
Nëse avokati është i popullit, ai duhet të dalë dhe të kërkojë referendum, nëse populli e pranon ose jo.
Ose je Avokati i Popullit, ose je Armiku i Popullit!
Eh more popull, sa gjëra bëhen në emrin tënd…
