Avokati, Kujtim Cakrani, së bashku me kolegun e tij me inicialet, A.B, ka dorëzuar një padi në gjykatën e Tiranës lidhur me skandalin e publikimit të rrogave. Me anë të një statusi në rrjetin social, facebook, avokati i ka konsideruar padinë si të nevojshme për të vendosur drejtësi pas skandalit të publikuar.

Në padinë e dorëzuar përfshihet edhe ministria e Financave, AKSHI dhe institucine të tjera. Avokatët kanë kërkuar shpërblimin e dëmit jopasuror të shaktuar nga nxjerrja e të dhënave personale të pagave dhe numrave të kartës së identitetit.

Postimi i plotë nga avokati, Kujtim Cakrani:

Të nderuar miq!

Bashkë me kolegun av. A.B sapo dorëzuam në gjykatë kërkesë padinë kundër Qeverisë Shqiptare, Ministrisë Financave, AKSHI etj, objekti së cilës është;

Shpërblimi dëmit jopasuror si pasoj e nxjerrjen e të dhënave personale, pagat ID.

Është një padi ku ndër të tjera çojmë në vend nderin dhe personalitetin tonë si qytetarë në radh të parë dhe si juristë që kuptojmë çfarë do të thotë të nxjerrësh në publik të dhënat personale

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re