Avokati Matlija: Urdhri për vaksinim, ka probleme, mund të ankimohet në Gjykatë

vaksinimi.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Avokati Dorian Matlija e konsideron jo plotësisht të drejtë urdhrin e Ministrisë së Shendetësisë për të ndaluar hyrjen e studentëtve të pavaksinuar në auditore.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Marlija deklaroi se ky urdhër mund të ankimohet në Gjykatë.

 

“E drejta për edukim është nëj nga të drejtat themelore të njeriut. Është dicka që mund të kufizohet në momente të caktuara. Ka edhe një konventë që ka detyrime specifike se si trajtohen njerëzit në ndërhyrje mjekësore, vaksinimi është një pjesë e ndërhyrjeve. Universiteti është i detyruar të zbatojë një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, është bazuar mbi një ligj i sëmundjeve ngjitëse. Ky udhër ka defekte.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë