Avokati, Redi Rama i ftuar në Panorama TV foli edhe për protestën e thirrur ditën e nesërme (27 dhjetor) para Gjykatës Lartë, në një kohë kur do të mbahet seanca për vulën e selisë blu.

Ramaj tha se Gjykata e Lartë duhet të japë një vendim përfundimtar duke theksuar se sipas tij vendimi i saj do të jetë lënia në fuqi e Apelit.

“Besoj se ka qenë një debat shumë i gjatë. Qoft si betejë ligjore,  qoft politike, sepse gjykata e ka vonuar procesi. Tani Gjykata e Lartë, meqë ka nxjerrë datën, ka bërë një përjashtim duke e shqyrtuar më parë. Besoj se duhet të japë një vendim përfundimtar, edhe pse do të jetë e vështirë. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të jetë lënien në fuqi të Apelit” tha ai.

PROTESTA

Sa i protestës së thirrur, avokati tha se anëtarët e Gjykatës nuk duhet të ndikohen, sipas tij është e drejtë e kujtdo të organizojë protesta paqësore. “Anëtarët nuk duhet të ndikohen nga asnjëlloj proteste.  Është e drejtë e kujtdo që të bëjë protesta paqësore” u shpreh Ramaj.

VULA DHE BERISHA

Po të mërkurën (27 dhjetor) në SPAK  do të mbahet seanca edhe për Sali Berishën,  por për avokatin nuk pritet të ndodhë diçka ndryshe nga ajo se çfarë ka ndodhur deri më tani.

“Unë nuk shoh se do të ndodhe dicka më ndryshe se tani. Do të jetë një gjykim normal. Eshte cështje e Berishë së si do ta trajtojë këtë, por në secilin rast duhet të ndiqen rrugët ligjore.

Sa i përket Partisë, në lidhje me Kuvendet, duhet të zgjidhet njëherë e mirë kjo cështje, që njëra nga palët të marrë drejtimin” përfundoi Ramaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re