Avokati Gentian Rumano, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj deklaroi se nga marrëveshjet e finalizuara nga partitë e mëdha politike në 30 vite post diktaturë, nuk kanë përfituar asnjëherë mekanizmat e partive të vogla.

Rumano: Të gjitha marrëveshjet që janë bërë mes subjektev politike, janë vetëm për të përfituar dy subjektet e mëdha politike. Gjithmonë kanë gjetur mekanizma, skema për të vënë në lëvizje mekanizmin e tyre politik, por asnjëherë atë të partive të vogla. E njëjta gjë do të ndodhë. Unë nuk e kam parë ndonjëherë subjektin opozitar në 34 vite politikë post diktaturë që të kenë krijuar mekazima ligjore që nga një reformë zgjedhore e dy subjektev të mëdha politike, të përfitojnë edhe subjektet e vogla politike. Subjektet e vogla duhet të bashkohen dhe të bëjnë boomin e ri politik dhe të fitojnë ato vota për të vajtur në parlament 1 apo 2 deputetë dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlin Qori, i pranishëm në studio, tha se dy partitë e mëdha politike PS dhe PD e kanë humbur diversitetin e tyre programor dhe janë kthyer në parti klienteliste.

Qori: Partitë e vjetra i kanë humbur arsyet historike dhe shoqërore për të ekzistuar kështu siç ekzistojnë. Sot këto parti kanë humbur diversitetin e tyre programor dhe janë kthyr në parti klienteliste, e shohin shtetin si plaçkë dhe qytetarin si gjysmë bujk-rob. Në Shqipërinë e sotme ka potencial të madh për të shkëptuar pjesë të rëndësishme nga elektorati i partive të vjetra.

Deputeti Dash Sula tha se kjo nuk mund të ndodhë.

Sula: Nuk e merr dot, edhe po e mori duhet ta vjedhë.

Qori: Shqipëria ka një krizë të madhe të legjitimiteti politik. Partitë e vjetra nuk përfaqësojnë më shoqërinë. Përfaqësojnë një rreth të ngushtë të njerëzve të tyre. Çdo bashkëpunim duhet të jetë serioz, nuk duhet të jetë sa të kaloj lumin. Çdo forcë politike që nuk ka vjedhur Shqipërinë deri më sot nuk skualifikohet për të pasur bashkëpunim. Bashkëpunimi do ndodhë vetëm nëse biem dakord në parime, për të thënë të vërtetën me zë të lartë./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re