Një avokat që iku nga Shqipëria komuniste bëri deklarata të forta
kundër një grupi opinionistësh të New York Times, i cili pretendonte se
Amerika tani është “Ok”!
Video detajoi renditjen e Shteteve të Bashkuara në mesin e vendeve të
tjera të zhvilluara, duke argumentuar se SHBA-ja “ishte e madhe”, por
korrupsioni publik, problemet e zgjedhjeve dhe çështje të tjera kanë
bërë që Shtetet e Bashkuara të lëvizin më pranë vendeve në zhvillim.
Peter Lumaj tha për “Fox News”, se baza mbi të cilën u themelua
Amerika është ajo që e bën vendin tonë të ndryshëm nga pjesa tjetër.
“Besimi tek Amerika bazohet tek liria, mbi të cilën qëndrojnë dokumentet themelore të këtij vendi”, tha ai.
“Për shkak të lirisë, ne kemi zhvilluar kombin më të madh në Tokë”, u shpreh ai.
Lumaj shpjegoi se babai i tij vdiq në një kamp përqendrimi në mënyrë që bijtë e tij të mund të jetonin në liri.
Ai kaloi nëntë muaj në kampet e ndryshme të refugjatëve derisa mbërriti në Amerikë.
“Fakti që ne donim atë që Shtetet e Bashkuara kishin për të ofruar,
atë liri, atë mundësi, ne ishim të gatshëm të sakrifikonim çdo gjë dhe
gjithçka që mundëm që të kishim për të ardhur këtu dhe të jetonim
ëndrrën amerikane”, tha ai.
Lumaj vazhdoi studimet për fakultetin juridik derisa u bashkua me administratën e kryebashkiakut Rudi Giuliani të New York City,
Avokati shprehu shqetësimin e tij për shtyrjen drejt socializmit të
Shteteve të Bashkuara, duke thënë se kombi ynë është duke “kryer
vetëvrasje” duke promovuar të njëjtat ideale që dështuan në vendin e
tij.
“Unë jam duke jetuar ëndrrën amerikane dhe kështu janë qindra e
qindra mijëra njerëz që kanë ikur nga Evropa Lindore”, vazhdoi ai.
Në fund të intervistës ai nuk le pa përmendur as manjatin majtist
George Soros, të cilin e akuzon se përmes milionave të tij kërkon të
ketë nën kontroll ish vendet socialiste.
“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë. Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, është shprehur Lumaj.