Skip to content

Avokati vdiq në Gjykatën e Apelit, REAGON Policia e Tiranës: Zbulohet shkaku…

Messenger creation 623039853602801 750x375 1

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga vdekja e avokatit Gjovalin Ulndreaj.

Blutë informojnë se gjatë ditës së djeshme, (28 Janar) avokati ka humbur ndjenjat gjatë seancës gjyqësore në Apel dhe është dërguar në spital. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 59-vjeçari ka humbur jetën.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.

Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator”, njoftimi i policisë.

avokat