Avokatin e Donald Trump, ish-kryebashkiakun e famshëm të New Yorkut, Rudy Giulianin, e ka tradhëtuar ngjyra e flokëve gjatë një konference për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votës.

Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani iu drejtua gazetarëve nga selina e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Megjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën bojën e re të flokëve që kishte vendosur

Ndërsa ishte duke folur dy rrjedha kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili e pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.

Ky moment i pakëndshëm i tij u bë menjëherë viral në rrjet, ndërkohë që vetë Guliani nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë incident të panevojshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re