Skip to content

Avoni i 1,000-të amerikan ulet në Izrael me…?!

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se sot në aeroportin “Ben Gurion” u ul aeroplani i 1,000-të i transportit me një sasi të madhe pajisjesh ushtarake.

Një mijë aeroplanë transporti dhe 150 anije kanë dorëzuar më shumë se 120,000 ton armë dhe pajisje ushtarake në Izrael që nga fillimi i luftës, që nga 7 tetori 2023, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Pajisjet ushtarake të dorëzuara Izraelit që nga fillimi i luftës, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, përfshinin automjete të blinduara, municione (bomba aeroplanësh, predha artilerie, raketa të ndryshme dhe municione këmbësorie), pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje mjekësore.

Dhe kjo nuk është sekret: SHBA është qartazi mbështetësi më i madh i Izraelit, duke u bërë kësisoj bashkëfajtor në mizoritë e shtetit sionist. /tesheshi.com/