Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë një vizite dy ditore ne Bruksel. Shefi i Qeverise shqiptare zhvillon takime me kreun e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker dhe atë te Këshillit Europian, Donald Tusk.
 
Ky i fundit pas takimit shkroi ne rrjetin social Twitter: “takim pozitiv me kryeministrin shqiptar, e domosdoshme te vazhdohet me reformën ne drejtësi ne rrugën drejt BE”.
 
Kryeministri pritet te ketë një axhende te ngjeshur gjate qëndrimit ne Bruksel.
 
Ne fokus janë negociatat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare ne rrugën drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Pjese e axhendes është edhe një takim mes kryeministrit Rama dhe shefes se politikes se jashtme Federika Mogherini. Te martën Rama do te marre pjese edhe ne Samitin për Ballkanin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re