Pas përfundimit të mbledhjes së ditës së sotme midis deputetëve të opozitës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi njoftoi se janë marrë disa vendime të rëndësishme për mënyrën se si do zhvillohet aksioni i paralajmëruar opozitar.

Në fjalën e tij për gazetarët, Bardhi lajmëroi se me nisjen e sezonit të ri, opozita do t’i rikthehet kërkesës së lënë pezull për interpelancën me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.

“Ka një çështje të mbetur pezull nga seanca e fundit parlamentare që ka të bëjë me sezison me debat dhe këkresën për interpelancë me kryeministrin sa i përket aferës së inceneratorëve.

Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështjen në interest ë qytetarëve.

Së pari Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë vendosur të propozojnë një paketë ligjore dhe kanë ngarkuar ekspertët e grupit për të nisur menjëherë punën sa i përket rritjes së pensioneve, masës së ndihëms ekonomike duke përfshirë edhe çuarjen përpara të projektligjin për përcaktimin e minimumit jetik.

Ndërkohë që sa i takon lloagridhënies së Qeverisë kam ndërtuar një axhendë të plotë të Komisioneve Parlamentar ku do të ketë seanca dëgjimore për çështje në interes të publikut.

Dua të sjell në vëmendje një seancë dëgjimore për abuzime të fondeve të BE për Bujqësinë. Do të duhet të njihet me raportin e zyrës anti-korrupsion

Një çështje tjetër që duhet të raportohet ka të bëjë me sigurinë në objektet ushtarake. Ju kujtohet rasti i mbledhjes së kanabisit në një nga institucionet e sigurisë së lartë si repartet ushtarake. Ministri i Mbrojtjes dhe gjithë zinxhiri i ushtrisë do duhet të japë llogari për këtë çështje pëpar Komisionit. të sigurisë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re