Rudina Hajdari ka nderuar figurën e babait të saj, Azem Hajdari në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Në një deklaratë për mediat, ish deputetja e PD tha se Azem Hajdari do të bëntë gjithçka që Partia Demokratike të bashkohej.

Sipas saj, nëse ai do të ishte gjallë PD nuk do të ishte kjo që është sot. Figura e Azemit tha Rudina Hajdari ishte përbashkuese, ndërsa theksoi se të rinjtë duhet të marrin si shembull frymëzimi.

“Sot nderojmë figurën dhe veprën e Azem Hajdarit. Ai ka qenë një nga figurat e rëndësishme të pluralizmit shqiptar. AI ishte vetë 35 vjec kur u nda nga jeta pabesisht. Ajo që ne sot kujtojmë me mall është që Azem Hajdari po të ishte sot kjo PD nuk do ishte e tillë. Shpesh herë vepra e tij bëhet më e rëndësishme kur vitet kalojnë. Azem Hajdari ka qenë një figurë unifikuese. Sot Azem Hajdari do bënte çdo gjë që është e mundur për të bashkuar PD, për të sakrifikuar çdo gjë që ne të kishim një PD që udhëhiqet nga idetë, parimet dhe idealet. Ai ka luftuar për drejtësinë dhe demokracinë. Unë si bija e tij jam munduar në të gjitha përpjekjet e mia për ta mbajture figurën dhe veprën e tij gjallë. Kjo ditë është për të rinjtë që duhet ta përdorin figurën e Azem Hajdarit si një pikë referimi për të sjellë demokraci dhe drejtësi”, tha Rudina Hajdari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re