Ish kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë homazhe në kuadër të 25 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha njofton se në ora 10:00 do ketë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

 

Më pas, në orën 12:30 do ketë homazhe në Memorialin e Azem Hajdarit dhe në ora 13:30 takimin solemn në rastin e ditës së rënies së Tribunit të Demokracisë.

 

“Të dashur miq, sot në ora 10:00 dhe në ora 12:30, Partia Demokratike e Shqipërisë organizon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe në Memorialin e Azem Hajdarit dhe në ora 13:30 takimin solemn në rastin e ditës së rënies së Tribunit të Demokracisë AZEM HAJDARI”, shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re