Nëse nëpër muret e vendit ju zënë sytë piktura murale të figurave historike të atdheut tonë, dijeni se ka qenë dora e artistit Bledar Çakalli. Së fundmi Bledari ka bërë art në kryqëzimin e Fushë-Krujës, murale gjigande me Azem e Shote Galicën dhe Beg Rizajn, të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithë atyre që i panë dhe me krenari reaguan të mahnitur për realizimin nga duart e piktorit.

 

“Në fakt në Shqipëri ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe nuk kërkova llogari nga askush, por nga vetja dhe ishte diçka që fillimet ishin shumë të vështira. Gjithmonë kam besuar se çdo që arrihet me mund dhe me djersë”, shprehet ai.

 

 

Ai iu jep një mesazh të rinjve nga studio e “Vizionit të Pasdites”, të cilëve iu thotë të punojnë fort dhe të mos dorëzohen kurrë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re