Në Azerbajxhan 39 persona janë arrestuar në operacionin kundër rrjetit të spiunazhit të Iranit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet e Ministrisë së Brendshme të Azerbajxhanit, 39 persona janë arrestuar në operacionin e filluar dje kundër disa institucioneve dhe bizneseve në Baku dhe rajon me arsyen se nën emrin e fesë kanë kryer aktivitete separatiste.

Personat në fjalë pretendohet se përmes rrjeteve kanë bërë propagandë në favor të Iranit, kanë dashur të shkaktojnë grindje sektare në Azerbajxhan, kanë përmbushur detyrat që u ka dhënë inteligjenca iraniane dhe se kanë transmetuar informacione.

Në mesin e institucioneve ndaj të cilave Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit ka ndërmarrë operacion, janë edhe agjencia e lajmeve “SalamNews” dhe kanali televiziv “InterAz” të cilat njihen me transmetimet e tyre pro-iraniane.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re