Në sulmet që Armenia ka ndërmarrë me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan kanë humbur jetën deri më tani 93 civilë dhe janë plagosur 407 të tjerë.
Prokuroria e Azerbajxhanit njoftoi për humbjet e jetëve që janë shkaktuar nga sulmet e Armenisë përgjatë periudhës 27 shtator – 9 nëntor.
Sipas njoftimit, në këto sulme të kryera për periudhën në fjalë kanë humbur jetën deri më tani 93 civilë dhe janë plagosur 407 të tjerë.
Po ashtu bëhet e ditur se në sulmet armene janë bërë të papërdorshme 3.326 shtëpi, 120 apartamente dhe 504 ndërtesa publike.
