Në njëvjetorin e luftës 44-ditore që filloi më 27 shtator 2020 për çlirimin e territoreve nën pushtimin e Armenisë, në Azerbajxhan u zhvillua një marshim përkujtimor për dëshmorët e rënë.
Në marshimin e mbajtur në Baku, morën pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe bashkëshortja e tij Mihriban Aliyeva. Aliyev mbajti një pankartë mbi të cilën ndodhej fotografia e një oficeri dëshmor, ndërsa bashkëshortja e tij mbajti pankartën e një foshnjeje që humbi jetën në sulmin me raketa të Armenisë.
Ndërsa ushtarët me pankartat me fotografi të dëshmorëve në duar marshuan pas presidentit Aliyev.
Pas marshimit, Aliyev inauguroi themelet e Muzeut të fitores dhe Memorialit të Luftës për Atdhe.
Ushtria e Azerbajxhanit në Luftën e Dyttë të Karabakut, dha 2.907 dëshmorë. Presidenti Aliyev, 27 shtatorin datën kur filloi lufta e ka shpallur “Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve”.
