Abbas Semedov, shtëpia e të cilit u shkatërrua në sulmin me raketë balistike të Armenisë në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, luajti në pianon e mbetur pas sulmit, duke thënë se me të luajtur në këtë instrument, i ngjallet shpresë për një ardhmëri të mirë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Semedov deklaroi se shtëpia e tij u shkatërrua në sulmin e Armenisë dhe se ai dhe djali i tij pësuan lëndime të lehta.

“I bie pianos për shumë vite. Kur luaj në piano, besoj se e ardhmja jonë do të jetë e bukur”, tha Semedov, duke luajtur në pianon e tij në cep të një dhome të shtëpisë së tij të shkatërruar.

Në përpjekje për ta tejkaluar tronditjen e sulmit, Semedov thitë se ai luan në piano për ta ruajtur moralin e tij.

Armenia sulmoi përsëri qytetin Ganja me raketë balistike me rreze të mesme më 17 tetor, me çka 13 civilë humbën jetën dhe më shumë se 50 civilë u shpëtuan të plagosur nga rrënojat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re