Ushtria azerbajxhanase ka çliruar tre fshatra të tjerë në rajonin Khojavend nga pushtimi i Armenisë, njoftoi sot presidenti i vendit Ilham Aliyev.

“Ushtria e lavdishme e Azerbajxhanit ka çliruar fshatrat Khirmanjig, Agbulag dhe Akhullu të rrethit Khojavend. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan!”, u shpreh Aliyev në Twitter.

Dje Azerbajxhani çliroi fshatin Arış të qytetit Fuzuli, fshatin Doşulu të qytetit Cebrail, fshatrat Edişe, Dudukchi, Edilli, Chiraguz të qytetit Khojavend nga okupimi.

Konflikti në Malësinë e Karabakut

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që nga ajo kohë Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit njoftoi sot se 47 civilë kanë humbur jetën dhe 222 civilë janë plagosur në sulmet e Armenisë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re