Grupi i tretë i ekipeve të lidhura me Ministrinë e Gjendjeve të Jashtëzakonshme të Azerbajxhanit u dërgua në Turqi për mbështetje në luftën kundër zjarreve në pyje.
Drejt Turqisë janë dërguar nëpërmjet rrugës tokësore 40 mjete zjarrfikëse dhe një ekip prej 150 personash të ministrisë.
Po ashtu u nis drejt Turqisë edhe avioni amfib i Azerbajxhanit i cili ka qenë i përfshirë në punimet për luftën me zjarret dhe i cili ishte kthyer në vend për një mirëmbajtjeje njëditore.
Azerbajxhani edhe më parë ka dërguar në Turqi personel prej 320 personash, 53 mjete zjarrfikës dhe 1 helikopter.
