Ndihmësi i presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, sot tha se dëmet materiale që Armenia shkaktoi në tokat e okupuara për dekada do të llogaritet me pjesëmarrjen e organizatave lokale dhe ndërkombëtare.

Hajiyev në një konferencë për media tha se Armenia lançoi 30.000 të shtëna artilerike kundër objektivave civile, si dhe 227 raketa që nga 27 shtatori, duke shtuar se shënjestrimi i civilëve ishte pjesë e doktrinës ushtarake të Armenisë.

Ai më tej tha se dëmet materiale të shkaktuara që nga fillimi i konfliktit do të llogariten veçmas nga shkatërrimi i shkaktuar për dekada në tokat e okupuara.

Hajiyev gjithashtu tha se Banka Botërore, Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare do të përfshihen në llogaritjen e dëmeve materiale.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut.

Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan marrëveshjen për një zgjidhje afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit tre dekadësh.

Sipas marrëveshjes, është paraparë një armëpushim i plotë dhe përfundim i luftimeve që zgjatën më shumë se 6 javë. Gjatë kësaj periudhe, Azerbajxhani çliroi pothuajse 300 vendbanime të okupuara, përfshirë qytetin strategjik Shusha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re