Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Leyla Abdullayeva, njoftoi se do të ngrenë padi kundër Armenisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), me arsyetimin se ka shkelur “Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor”.

Në një deklaratë me shkrim, Abdullayeva bëri të ditur se si shtesë të padisë që Azerbajxhani ka ngritur kundër Armenisë në janar 2021 në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në ditët e ardhshme ata do të bëjnë kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për gjykimin e Armenisë.

Pas përfundimit të pushtimit të paligjshëm të një pjese territoriale të Azerbajxhanit nga Armenia, u mblodhën prova dhe u dokumentuan shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër azerbajxhanasve, tha Abdullayeva, e cila vuri në dukje se në këto përfshihen edhe rastet e zhvendosjes me detyrim, torturat, vrasjet dhe keqtrajtimet që Armenia ka kryer ndaj azerbajxhanasve për shkak të përkatësive të tyre etnike.

Abdullayeva rikujtoi se si pasojë e agresivitetit të Armenisë mbi 1 milion azerbajxhanas janë evakuuar me detyrim nga shtëpitë e tyre dhe se qytetet azerbajxhanase janë shkatërruar.

“Pas deklaratës trepalëshe (të nënshkruar më 10 nëntor 2020 nga presidentët e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë), Armenia vazhdoi të shkelë ‘Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor‘ duke vendosur mina në zonat që mbante një kohë nën pushtimin e saj dhe duke refuzuar të japë hartën e minave. Ne do të sigurojmë drejtësi në kuadrin e ligjit ndërkombëtar lidhur me shkeljet e rënda të ligjeve të konventës”, deklaroi zëdhënësja Abdullayeva.

Në anën tjetër, GJND njoftoi se Armenia ka ngritur padi kundër Azerbajxhanit me arsyetimin e shkeljeve të “Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re