Forcat azerbajxhanase pas 27 vitesh okupimi kanë hyrë në rrethin e Agdamit në Malësinë e Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë njoftoi se ushtria azerbajxhanase hyri në rreth si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Armeninë që u ndërmjetësua nga Rusia.

Forcat armene pushtuan rreth 77 për qind të rrethit në vitin 1993, duke zhvendosur me forcë gati 200 mijë azerbajxhanas nga vendlindja e tyre.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone të tjera fqinje.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.

Gjatë 44 ditëve, Baku çliroi disa qytete dhe afër 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armen.

Më 10 nëntor, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re