Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi regjistrime të cilat tregojnë momentin kur predha e tyre godet sistemin anti-ajror armen S-300.

Ministria tregon se sistemi ishte shkatërruar. Pamjet janë marrë nga një dron. Bakuja nuk tha kur ndodhi sulmi ose se ku ndodhej sistemi armen S-300.

S-300 është emri për një seri raketash ruse anti-ajrore me rreze të gjatë të prodhuara nga Almaz Scientific Industrial Corporation, të gjitha bazuar në versionin origjinal sovjetik S-300P nga 1979.

Sistemi S-300 u zhvillua si një mbrojtje kundër avionëve dhe raketave të lundrimit për mbrojtjen ajrore sovjetike. Me kalimin e kohës, u zhvilluan versione që mund të kapnin raketa balistike.

Përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak shpërthyen në 27 shtator, me një numër të madh ushtarësh dhe civilësh të vrarë në luftimet në të dy palët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re