Skip to content

Azerbajxhani ndërton rrugë të re në Shusha-n e çliruar nga pushtimi armen

Azerbajxhani vazhdon punimet për ndërtimin e rrugës së re në rajonin Shusha të çliruar nga pushtimi armen.

Rruga e re e cila fillon nga fshati Ahmetbeyli të qytetit Fuzuli dhe punimet të cilat u inauguruan nga presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev do të kalojë nga qyteti Fuzuli dhe në 20 vendbanime dhe që prej aty do të shtrihet deri në Shusha.

Punimet e rrugës po realizohen nga Agjencia Shtetërore e Rrugëve të Azerbajxhanit (Azeryol).

Në një deklaratë nga Azeryol thuhet se rruga ka një gjatësi prej 101.5 kilometra me një gjerësi 37.7 metra e cila pritet të përfundojë për 1.5 vite. Gjithashtu njoftohet se rruga do të përdoret edhe gjatë ndërtimit të saj.

Shusha përveç se është një prej simboleve historike dhe kulturore të Azerbajxhanit ajo ka një rëndësi strategjike edhe nga pozicioni i saj gjeografik dominues në rajon por edhe sepse ajo ndodhet mbi rrugën që shkon në Khankendi, qyteti më i madh i Malësisë së Karabakut. Shusha u pushtua nga forcat e Armenisë më 8 maj të vitit 1992.

Ushtria e Azerbajxhanit e çliroi rajonin Shusha më 8 nëntor duke vepruar nga territoret periferike.

Ndërtimi i rrugës së re u vendos për shkak se rrugët tokësore të rajonit Shusha kalojnë nga Khankendi i cili aktualisht nuk ndodhet nën kontrollin e Azerbajxhanit.

AA