Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar 3 dronë të Armenisë.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se në orët e natës u goditën 2 dronë të ushtrisë armene që ndodheshin në drejtim të qytetit Tovuz në kufirin Armeni-Azerbajxhan.

Gjithashtu vihet në dukje se edhe një dron tjetër armen u shkatërrua nga mbrojtja ajrore e Azerbajxhanit rreth orës 10:00 në drejtim të rajonit Agdam në vijën e frontit.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re