Ushtria e Azerbajxhanit rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë e cila shkeli armëpushimin e përkohshëm.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se droni i Armenisë u shkatërrua rreth orës 13:00 sipas kohës lokale nga elementët e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit, derisa po fluturonte në drejtim të rajonit të çliruar nga pushtimi Horadiz.

Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për ndalimin e përkohshëm të konfliktit me qëllim të punimeve humanitare në Malësinë e Karabakut. Armëpushimi hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00:00 sipas kohës lokale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re