Azerbajxhani thirri sot ambasadorin indian lidhur me komentet fyese ndaj Profetit Muhamed nga zyrtarë të Partisë në pushtet Bharatiya Janata (BJP) në Indi.

Javën e kaluar, zëdhënësi i partisë në pushtet, Nupur Sharma, si dhe Naveen Kumar Jindal, kreu i medias iz BJP-së në Delhi, bënë komente fyese për profetin, duke shkaktuar një valë reagimesh brenda dhe nga bota islame.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se thirri ambasadorin indian Bavitlung Vanlalvavna për të dënuar komentet, duke e cilësuar sjelljen “të papranueshme”.

Ministria tha se qëndrimi islamofobik i zyrtarëve indianë lëndon ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën, duke shtuar se presin masa të rrepta kundër tyre.

BJP tha se ka pezulluar Sharma-n dhe se Jindal është përjashtuar si përgjigje ndaj komenteve fyese. Policia e Delhit sot regjistroi gjithashtu një ankesë kundër Sharma-s dhe të tjerëve për “përpjekje për të prishur qetësinë publike dhe nxitje të njerëzve në vija përçarëse”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re