Skip to content

Azil për gjysmë milion refugjatë në BE

Bashkimi Evropian ka dhënë azil për më shumë se gjysmë milion refugjatë në vitin e kaluar, njoftoi sot Eurostat.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie të statistikave, nga numri i përgjithshëm mbi 60 për qind kanë marrë azil në Gjermani, transmeton KosovaPress.

Numri i lejeve të dhëna për azil në vitin 2017 është gati për një të katërtën më i vogël në krahasim me vitin 2016, pas valës së migrantëve të vitit paraprak.