Masat shtesë të marra nga Policia e Shtetit kanë sjell një rënie të shtetaseve që synojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit. Dy javët e para të muajit shkurt, janë kthyer  mbrapsht 63 persona të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit. Ndërsa ne hyrje janë bllokuar 6 shtetas të huaj, të cilët nuk kanë dhënë shkaqe bindëse te ardhjes në vendin tonë. Ndërkohë është nisur procedimi penal për  10 raste ku  për katër prej tyre janë kryer edhe arreste në flagrancë.
Gjithashtu policia ka proceduar penalisht 15 shtetas për “kalim të paligjshëm të kufirit.” Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, policia kufitare e Rinasit ka evidentuar 2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re