Avokati për çështjet e emigracionit Saimir Kumrija paralajmëroi ndryshime drastike në ligjin Britanik për azilkërkuesit dhe emigrantët e paligjshëm.

I ftuar në studion e Panorama TV, Kumrija theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara kur cdo azilkërkuesi i është dhënë koha e mjaftueshme për aplikimin e tij, tanimë afatet do të jenë më të kufizuara.

Kumrija sqaroi edhe çështjen e refuzimit të vizave turistike. Ai theksoi se arsyeja e refuzimeve të shumta gjatë vitit të fundit vjen si pasojë e thyerjes së vizës pas mbërritjes në shtetin britanik.

Ndërsa i pyetur se çfarë duhet të bëjnë ata azilkërkues të cilëve ju refuzohet çështja, avokati tha se fati i tij është depërtimi, e kundërta mund të ndodhë vetëm nëse “ai krijon familje atje, dhe kur njëri familjar është me pasaportë të përhershme britanike.”

“Pritet të ketë ndërhyrje serioze në ligj në dosjen e azilkërkueseve, ndryshim më drastik.

Në vitet e kaluara ka patur një qasje më pozitive drejt dosjeve, dhe çdo aplikanti i është dhënë koha e mjaftueshme, tashmë afatet janë kufizuar.

Mbretëria e Bashkuar ka përmirësuar normativat ligjore për kontratat e punës, për bizneset që transferojnë selinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Legjislacioni anglez ka qenë shumë strikt, kjo gjë bëri që nga vendi ynë, kanë kërkuar të aplikojnë kanë gjetur një bllok të ngurtë dhe janë tërhequr dhe kanë gjetur rrugë alternative.

Legjislatori anglez ka kuptuar se është më mirë të lehtësojnë procedurat, të zgjerojnë kuotat e punës. Çdo shtet sot ka nevojë për punëtorë, dhe Mbretëria e Bashkuar po lufton ndaj emigrimit ilegal duke lehtësuar marrjen e vizave të punës. Nuk kanë hequr kriteret por çdo aplikues duhet të interesohet që të marrë informacionin e duhur paraprak se çfarë i duhet për të përmbushur, që aplikimi i tyre të jetë sa më i plotë.

Nëse bëhen në mënyrën e duhur aplikimet rezultati është më konkret.

Vizat turistike, përqindja e refuzimeve të tyre është më e lartë se vitet e kaluara. E kanë marrë pa shumë pengesa, kanë udhëtuar dhe kanë zgjedhur të mos kthehen më, për këtë arsye ata kanë parë si mënyrë të duhur për ti ndaluar, duke rritur gjykueshmërinë që të refuzojë ata që mendojnë që s’mund të kthehen më në Shqipëri.

Nëse ti je një person i mirë-integruar në shtetin tënd, aprovohet, ndërsa nëse ata shohin që ti nuk ke një bazë të shëndetshme ekonomike, mund të mos.

Personat që kanë udhëtuar në mënyrë ilegale kanë hyrë në proces azili, ose të skllavërisë moderne, ku disave i është refuzuar azili, disa janë ende në proces.

Në momentin që personi merr refuzim, ai është një person ilegal.

Mënyra si po e trajton Mbretëria e Bashkuar, personat ilegal kanë detyrimin që brenda 28 ditëve duhet të lënë kufirin e këtij vendi.

Apelin ke të drejtë ta bësh nga Shqipëria, në rastin konkret. Ndërkohë është tepër e vështirë të bësh apel nga Shqipëria. Në momentin e parë që ndalohet nga Policia, kudo, ato janë subjekt për t’i dërguar në kamp, para se ti deportojnë për në shtetin e origjinës.

Çdo person që ka përfunduar dosjen dhe ka një refuzim, është një subjekt për depërtim.

Cilido që është ilegal, e drejta ligjore e tij që të aplikojë për letra është afër zeros. I ofrohet mundësia kur krijon familje atje, dhe kur njëri familjar është me pasaportë të përhershme britanike. Por edhe aty do një kujdes delikat”, sqaroi avokati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re