Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për numrin e azilkërkuesve shqiptarë. Ky fakt u pranua edhe nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron para dhe pas vendimit për hapjen e negociatave.

Por ky problem i kalon kufijtë e Francës.

Në një artikull që do të dalë në numrin e nesërm, gazeta e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung”, citon deklaratën e Macron se: “nuk mund t’ua shpjegoj francezëve që, ndërsa aq shumë shqiptarë kërkojnë azil, me Tiranën të fillojnë negociatat mbi anëtarësimin në BE”.

“Në mesin e njerëzve që në Francë kanë kërkuar azil në vitet 2018 dhe 2019, shqiptarët (nga Republika e Shqipërisë) zënë vendin e tretë pas afganëve dhe gjeorgjianëve. Nga janari, 4800 shqiptarë kanë kërkuar azil në Francë.

Shqipëria konsiderohet vend i sigurt, më 2018 vetëm 17% e kërkesave kanë marrë përgjigje pozitive. Presidenti Emmanuel Macron thekson se nuk mund t’ua shpjegojë francezëve që, ndërsa aq shumë shqiptarë kërkojnë azil, me Tiranën të fillojnë negociatat mbi anëtarësimin në BE”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re