TIRANE- Baba Idrizi, i njohur për të gjithë shqiptarët me serialin turk “Çukur” ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. I ftuar në studion e Rudina Magjistarin në Tv Klan, Ercan Kesal, tha se ndihet si në shtëpinë e tij.  “Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, tha ai.

Aktori i njohur për rolin e tij si kapoja i një familjes “Koçovali’ që bën ligjin në një nga lagjet e Stambollit, nuk është vetëm aktor. Kesal është edhe regjisor e shkrimtar tejet i njohur në Turqi. Ai u shpreh gjithashtu se ka dëshirë që librat e tij të përkthehen edhe në shqip.

“E kam si qëllim që të përkthej libra në shqip, deri tani nuk kam. Do të takoj një shtëpi botuese këtu në Shqipëri, për të përkthyer librat në shqip”.

Ercan Kesal është i martuar me aktoren Nazar Eksen, e cila njihet në Shqipëri për rolin e saj si mamaja e vajzave, tek seriali turk “Zonja Fazillet dhe të bijat”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re