Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi ishin të pranishëm në ceremoninë që mbahet në malin e Tomorrit  me rastin e pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut

“Kemi shumë mysafirë të nderuar që nuk kanë qenë këtu një vit më parë dhe kjo është shenjë e mirë.

Kjo do të thotë që punët për vitin që vjen do të shkojnë më mirë në vendin tonë dhe hapësirat tona, dhe me ndihmën e Abaz Aliut” u shpreh kreu i shtetit pasi përshëndeti të ftuarit, mes tyre dhe ministrin e Turizmit.

“Të na japë të gjithëve forcë Abaz Aliu në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar dhe europiane.

Na ndihmoftë Abaz Aliu të gjithëve. Rroftë Shqipëria” u shpreh Meta me tej në fjalen e tij

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re