Kompania Jumbo i është përgjigjur kërkësës së bashkisë Tiranë dhe u ka dhuruar 400 pako me lodra fëmijëve të Qendrës Sociale Multidisiplinare në kryeqytet. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetarja e Bashkise Anisa Ruseti, e cila e falenderoi Jumbo-n për kontributin.

Menaxheri i Marketingut i Jumbo-s, Ani Xhetani, I prsanishëm gjithashtu në këtë veprimtari, u shpreh: “Jemi te lumtur qe kete fundvit po gezojme qindra femije me lodra te dedikuara per gjithësecilin. Pavaresisht nje viti jo te lehte per te gjithe, per JUMBO, si pjese e Grupit Balfin pergjegjesia sociale mbetet ne fokus dhe veçanerisht femijet vijojne te kene vemendjen tone maksimale.

Natyrisht per shkak te masave anti covid ketu kemi shume pak femije, krahasuar me numrin e pakove qe ne kemi pergatitur, por babagjyshi do sigurohet tja dergoje secilit per ti gezuar kete fund dhjetori. Urimet tona sot shkojne per te gjithe femijet me shpresen qe 2021 qe po troket do sjelle shendet e lumturi per gjithësecilin. Gezuar Vitin e Ri nga i gjithe stafi i JUMBO, te cilet me shume dashuri jane kujdesur per te pergatitur keto dhurata” – tha ai.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe JUMBO, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko