Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pas infektimit me koronavirusin e ri pas vizitës së një “Babagjyshi” i cili shkoi në azil për t’u dhënë moral banorëve me rastin e festave të fundvitit.

Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë vdekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit.

“Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babagjyshit të Vitit të Ri dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.

Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re