Brunilda është paraqitur në sallën e ndërmjetësimit me djalin e
hallës, pasi ajo pretendon se ai ka braktisur mamanë pas divorcit.

Nga ana tjetër, si pasojë e divorcit të prindërve, Robertit i kanë
lindur një serë problemesh. A do të ketë një zgjidhje situata për
Robertin, mamanë e tij dhe Brunildën?

Brunilda: Kam thirrur djalin e hallës, Robertin se ai duhet ta kthejë
kokën pas, se nuk ka qenë nëna e tij shkak i të gjitha këtyre
rrethanave që ka ai. Kjo mua më ka shqetësuar shumë. E telefonoja shumë
herë dhe gjatë dhe i thoja duhet të vish, pasi nuk i kam asnjë gjë për
borxh, por ai nuk pranonte të vinte.

Roberti: Unë kam vetëm një muaj që e kam lënë nënën vetëm dhe jo një
jetë. E kam lënë vetëm për një arsye se më ka lindur një problem shumë i
madh. Kam 10 vjet që kam probleme me babai. Nuk e kam fajin për asnjë
atyre. Kam 22 vite që jam larguar nga shtëpia dhe jetoj në Athinë dhe
këtë muaj kam 1 muaj që nuk bëj asnjë telefonatë. Ndërkohë që nëna me
babain ka 10 vjet që nuk shkojnë mirë dhe gjithë këto vite kam hasur me
problematika aq të mëdha saqë nuk i prisja në jetën time. Jam dënuar 2
herë nga babai me burg dhe i pranova për sy të publikut. Luftova vetëm
deri në Gjykatën e Apelit. Babi im nuk e ka trajtuar mirë mamanë time
dhe as unë nuk e di si hyra në burg.

Roberti tregoi sherrin mes prindërve, i cili e çoi në burg për 2 muaj.

“Një mëngjes babai po bënte fjalë me nënë time. Unë isha në gjumë, u
zgjova dhe pashe sesi babai po i nxirrte rrobat dhe i thoshte asaj- do
sjell grua tjetër dhe largohu. I thashë, hajde shkojmë në polici ta
denoncojmë, por nuk pranoi. Unë i ndava në kohën që po ziheshin dhe në
vend që ta merrja unë policinë, e mori babai dhe me akuzoi se e kam
goditur atë mëngjes. Erdhi policia më mori dhe më arrestoi. Babai solli
dëshmitarë, motrën dhe vëllain e tij dhe folën kundra meje, pa parë dhe
diskutuar asnjë gjë me ata. Kjo ngjarje ka ndodhur para 3 vitesh. Ai
mori një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe unë nuk shkova për një vit në
shtëpi. Gjykata më dënoi me 2 muaj”.

Prindërit e Robertit pas 10 vitesh debatesh dhe konfliktesh janë divorcuar 3 vite më parë.  Ai rrëfeu një pjesë nga jeta e tij.

“Unë vetëm të mira i kam bërë babait në këtë jetë. Kam 22 vite në
Greqi dhe pothuajse 10 vite paratë jam kam dorëzuar babit tim të gjitha
dhe kurrë nuk i kam kërkuar llogari se ku i çonte lekët, por edhe vitet e
fundit të gjitha paratë jam kam dhënë babait për ti investuar për
shtëpinë tonë në Sul të Devollit. Unë një djalë i vetëm jam dhe atë
shtëpi kemi. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se gjërat do të shkonin deri
në këtë pikë”.

Juristja Eni Çobani tha se Roberti është dënuar sërish nga Gjykata me 5 muaj burg.

“Roberti është dënuar nga Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Korçë me 5 muaj
burg. Të them të drejtën në momentin e parë kur Bruna ma ka sjellë si
rast dhe jam befasuar sesi një baba investohet prej vitesh për të dënuar
djalin e tij. Që këtu qëndrojmë jashtë ligjit dhe jemi tek familja,
morali. Një baba është investuar prej vitesh të dënojë djalin e tij.
Juve moralisht ju ka dënuar babai juaj. Se çfarë ndodh brenda një
familje i dini vetëm ju të tre, babai nëna dhe ju. Nëna juaj nuk është
në gjendje të flasë ndërsa me babain jam befasuar nga ftohtësia e
bisedës me mua, kur përmendej emri juaj. Ne të gjithë jemi prindër dhe
tek fëmijët jemi shumë të ndjeshëm dhe sidomos kur ju merr një njeri i
huaj siç jam unë edhe pse jam bërë e afërt për familjarët”.

Zonja Eni Çobani tregoi momentin kur telefonoi babain e Robertit dhe akuzat e tij për djalin ishin të pafundme.

“Kur e ftova ka qenë një moment shumë i veçantë dhe këtë dua ta ndaj
me publikun. Zoti Xhezmi të ftoj të dalësh para dalit tuja, dhe më tha,
Zonja Eni unë kam disa bagëti këtu dhe do merrem me ato, ndërsa djalin
ta kam lënë ty të merresh. I thashë, po më befason sesi një baba në
moshën tuaj të flasë për djalin e tij në këtë mënyrë.

Roberti tregoi se ka bërë një gabim shumë të madh kur prindërit e tij
u ndanë. Ai u largua ditën tjetër menjëherë për në Greqi dhe nëna e tij
nuk mori një avokat për të bërë ndarjen e pasurisë.

“Nuk ja fal vetes së nuk e kam atë zemër at, shpirt,. Por duhet ta
kisha bërë. Të nesërmen duhet të kisha kapur një avokat dhe ta kisha
vënë në program për ndarjen e pasurisë, unë nuk e bëra këta dhe u
largova për në Greqi. Ky muhabet ka ndodhur para tre vitesh. Ai nuk i
është përgjigjur nënës sime për asnjë gjë”.

Juristja Eni Çobani i telefoni nga studio zotit Xhezmi dhe e pyeti
nësë  janë të vërtetet akuza e ngritura apo është xheloz pasi djali
ndihmon më shumë bashkëshorten e tij.

“Unë nuk jam xheloz, i kam ndihmuar dhe i ndihmoj dhe sot. I kam paguar ujin, dritat si dhe drutë i kanë marrë tek mua”.

Gjithashtu, Xhezmi tregoi dhe arsyen e divorcit nga bashkëshortja.

“Në 3 Qershor 2006, pësova një disfatë. Unë rashë nga një tarracë dhe
isha shumë rëndë. Erdhën motrat dhe vëllain të më shikonin në spital,
me të cilët nuk kisha patur muhabet prej disa kohësh për hatrin e gruas
dhe që nga ajo ditë gruaja ime u mënjanua, duke më thënë se e hodha
poshtë”.

Por pretendimet e Xhezmiut u hodhën poshtë nga djali i tij Roberti ku dha së është kujdesur për babain.

“Kam ardhur nga Greqia, kam ndenjur 40 ditë në spital dhe jam
kujdesur për atë dhe po e hodhi poshtë dhe këtë gjë, ai nuk është
njeri”.

Gjatë telefonatës me babain e tij, Roberti hodhi disa akuza mbi të
atin. Ai e pyeti babain se çfarë lidhjeje kishte ky i fundit me një
vajzë të re. Roberti tha se si pasojë e veprimeve nga ana e babit të
tij, ai dhe mamaja nuk kanë më “fytyrë” të shkojnë në fshat.

Roberti: Po një vajzë 35 vjeçare nga fshati Çipan i Devollit, çfarë
lidhje kishe me ty që keni 4-5 vite që rrini bashkë me atë vajzë që e
mbajë  me vete dhe na i ke sjellë dhe në shtëpi?

Babai: Unë atë dhe disa të tjera i kam mbajtur për punë… ajo kërkonte
punë se nuk ka bukë të hajë njerëzia. Kërkonte punë ajo, se unë marr
toka me qira të motrave dhe i punësoj.

Roberti: Babai ka patur një lidhje me një vazjë 35-vjeccare dhe flet i gjithë fshati, nuk na la fytyrë më të hymë në fshat.

Pas debatit mes babait dhe djalit, juristja Eni Çobani e ftoi Zotin
Xhezmi të vinte në studioi dhe të përballej me djalin e tij, pasi ka
disa vendime gjykate.

“Ti do vish publikisht përballë Roberit se ke vendime Gjykate dhe do
vish patjetër. Shikoje mundësinë dhe shëndetin si e ke dhe do vish. Ta
dëgjojë, Korça. Devolli dhe i plotfuqishmi i zonës tënde. Nëse ky djali
të ka prekur një qime floku unë do i them, Robert dil nga këtu dhe
drejtoju burgut, se djali që godet babin nuk është djalë, por në të
kundërt ndryshe do e bëjmë muhabetin bashkë. Hajde po të jesh burrë, unë
jam grua, jam këtu, të pres në Klan, më thuaj kur të duash, ditën dhe
orën.  Po ta them burrash. Nëse ky djalë të ka prekur një qime floku do e
çoj vetë në burg. Nuk mund të gjuajë djalin babain, kurrë, asnjëherë
por nëse ti ke bërë kallëzim të rremë unë po të them bëj llogaritë mirë
se mua do më kesh përballë ti dhe drejtësia e Korçës. Ku e ke sëpatën,
mjetin prerës që të ka goditur djali? Kush polic të ka ardhur dhe të ka
gjetur, se do vij unë dhe ti jap dorën. Unë lexoj vendimet e gjykatës,
por indinjata ime është sesi një baba 70 vjeçar, babai i dy fëmijëve i
divorcuar prej 3 vitesh nga bashkëshortja nuk vjen këtu përballë djalit
të tij. Kjo është indinjata ime. Ju bëj thirrje baballarëve, nënave,
fëmijëve që të shikojnë dhe të përballen dhe zgjidhin problemet brenda
familjes. Jo gjithçka zgjidhet me prokurori dhe ligj. Po e deformojmë
shoqërinë dhe familjen”.

Juristja Eni Çobani tha se nga dosja që ajo ka lexuar lidhur me
dënimin e fundit që ka marrë Roberti  nuk ka asnjë provë dhe asnjë mjet,
përveçse një dëshmitari që nuk është ndodhur në vendngjarje por ka
vajtur dhe ka folur për Xhezmiu.

“Besoj se ky vend ka ligj dhe njerëz që dinë të interpretojnë ligjin”.

Ndërsa Brunilda e cila ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit i
kërkoi Robertit që të kthejë kokën pas nënës, pasi ajo nuk është pjesë e
këtij konflikti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re