Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita ka treguar detaje nga krimi makabër në Shënavlash, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros nga tre fëmijët e tij mesditën e 10 shkurtit.

Kryepolici Hita ka zbuluar se djali i madh i viktimës, Hysen Meta është kthyer nga Italia disa ditë para ngjarjes dhe ka planifikuar vrasjen e të atit së bashku me të motrën, 19-vjeçaren Hygerta Meta.

Ai theksoi se pas vrasjes me 4 plumba brenda banesës të të atit, Hysen Meta ka denoncuar në polici zhdukjen e Pëllumb Metës mbrëmjen e 13 shkurtit, teksa është shprehur se “babai është zhdukur”.

Skënder Hita, i ftuar në emisionin “Opinion”, tha se dyshimet që nuk kishim të bënim me zhdukje por me vrasje, kur u zbulua automjeti i zhdukur i viktimës në pranë Sektorin Rinia, pasi u vu re që një makinë e kishte ndjekur.

Skënder Hita: Për të denoncuar këtë rast ka ardhur dhe është paraqitur Hysen Meta, djali i madh i viktimës tashmë. Shkonte dhe vinte herë pas here nga Italia, kishte qenë dhe në Angli. Pra, bënte një jetë mes emigrimit dhe Shqipërisë.

Ai kishte disa ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Në familjen e tyre bashkë me motrën kanë planifikuar vrasjen e babait të tyre. Që në momentin që ka ardhur në Shqipëri, kanë filluar diskutimet vëlla e motër për të realizuar këtë krim monstruoz. Në këto kushte pas kallëzimit të bërë, në datë 13 në orët e vona të darkës ai vjen e thotë “babai është zhdukur”.

Është bërë procedura normale e rastit. Pas kësaj janë intervistuar familjarët, kolegët, ditën tjetër dhe më datë 17 u gjet mjeti i braktisur në zonën pranë Sektor Rinia. Fakti që u gjet mjeti patjetër do shihej dhe rrugë kalimi, u zbulua dhe një makinë tjetër që e ndiqte. Këto ishin indicet që na dhanë të kuptonim që s’kemi të bëjmë me një zhdukje, por duhej hetuar dhe duhej çuar para për të mësuar të vërtetën. I bëmë një profil analitik viktimës, nxorëm të dhëna, ai nuk kishte humbur ndonjëherë kontaktet, jetën e kishte të lidhur te puna e te familja, i kishte afër, në këto rrethana ai s’mund të largohej dhe të linte makinën në një vend të pazakontë.

Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumente shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë.

Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita tha se fëmijët e Pëllumb Metës kanë qenë të kordinuar për të ngritur alibinë.

Skënder Hita: Kanë qenë të koordinuar të gjithë dhe e kanë ngritur shumë mirë alibinë, për të përfshirë njëri-tjetrin, si do themi, si do përfshijmë të gjithë dhe e kanë bërë të paramenduar dhe të planifikuar shumë mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re