Jamie Spears, babai i Britney Spears, pretendon se artistja ka probleme me shëndetin mendor dhe se për këtë arsye ai duhet të vazhdojë ta mbajë nën kujdestari. Në disa dokumente të dorëzuara në një gjykatë në Los Angeles, Jamie shprehet se vajza e tij po vuan nga problemet me shëndetin mendor.

Gjithashtu ai thotë se kujdestarja e caktuar nga gjykata, Jodi Montgomery, ka rekomanduar se këngëtarja duhet të vendoset në një spital psikiatrik gjatë një telefonate që ka bërë me të. Jamie Spears shprehet se kujdestarja i ka thënë se Britney nuk po i merr rregullisht ilaçet dhe se e ka përshkuar Britney-n si një njeri të sëmurë mendërisht.

“Zonja Montgomery më shpjegoi se vajza ime nuk po i merr në kohë dhe ashtu siç duhet ilaçet, nuk ka dëgjuar rekomandimet e skuadrës së saj mjekësore dhe refuzoi të takonte disa doktorë të saj”, thuhet në dokumentet e plotësuara nga Jamie Spears.

Nga ana tjetër Montgomery është shprehur se Spears i ka keqinterpretuar dhe manipuluar fjalët e saj për të përfituar vetë.

“Znj. Montgomery i lutet zotit Spears të ndalojë sulmet. Nuk bën mirë; vetëm dëmton. Ne të gjithë duhet të përqëndrohemi në një gjë dhe vetëm në një gjë, në shëndetin, mirëqenien dhe interesat më të mira të Britney Spears”, është shprehur kujdestarja në një deklaratë për “Variety”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re