Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, pasi një i mitur një vjeç e gjysmë është plagosur rëndë, për shkak të pakujdesisë së prindërve.
I mituri emri i të cilit nuk është bërë i ditur është gjetur nga një makinë tip “Benz” dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kome.
Tashmë në spital ka mbërritur babi i fëmijës, i cili u ka thënë mjekëve se teksa po udhëtonte i mituri kishte hapur xhamin dhe kishte rënë nga dritarja, por që ai nuk e kishte vënë re.
Drejtuesi i “Benz-it” qëndronte pas makinës së babait të të miturit dhe ka parë aksidentin.
